Ndërlidhjet

Gjenevë: Pa marrëveshje për programin atomik iranian


Selia evropiane e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë
Selia evropiane e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë
Tri ditë të bisedimeve ndërkombëtare në Gjenevë të Zvicrës, për programin e kontestuar atomik iranian, përfunduan pa marrëveshje, por bisedime të mëtejshme ndërmjet palëve priten të mbahen më 20 nëntor.

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, tha sot herët në mëngjes se nuk është arritur marrëveshje pasi disa çështje ende duhet të zgjidhen.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me çështjet e mbetura të pazgjidhura.

Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, këto bisedime i ka përshkruar si “shumë të mira” dhe si diçka mbi të cilat negociatorët mund të mbështeten.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, poashtu ka thënë se në bisedime është shënuar progres, por ka tërhequr vërejtjen se dritarja për diplomaci nuk do të mbetet e hapur në mënyrë të pakufizuar.

Në bisedimet e Gjenevës kanë marrë pjesë Irani dhe pesë vendet e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, plus Gjermania.
XS
SM
MD
LG