Ndërlidhjet

Izrael: Lieberman përsëri ministër i jashtëm


Avigdor Lieberman
Avigdor Lieberman
Qeveria e Izraelit e ka miratuar kthimin e politikanit ultranacionalist, Avigdor Lieberman, në postin e ministrit të jashtëm, pas afro një viti të dorëheqjes së tij për t’i kundërshtuar akuzat për korrupsion.

Këto akuza kundër tij janë tërhequr javën e kaluar.

Emërimi i sërishëm për ministër të jashtëm bëhet fuqiplotë nesër kur ai të betohet.

Lieberman, 55 vjeçar, është tërhequr në dhjetor të vitit të kaluar, pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe shkelje të besimit, duke e emëruar diplomatin Zeev Ben Aryeh për ambasador në Letoni.

Aryeh e kishte informaur Liebermanin për hetimet policore për punën e tij.

Në mungesë të Liebermanit, detyrën e ministrit të jashtëm e ka kryer kryeministri Benjamin Netanyahu.

Avigdor Lieberman është lider i partisë Beiteinu, që është aleate e partisë Likud të Netanyahut.
XS
SM
MD
LG