Ndërlidhjet

Barroso: BE-ja do t’i plotësoj premtimet për pranim


Jose Manuel Barroso
Jose Manuel Barroso
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka deklaruar sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është njëri nga sukseset më të mëdha të Unionit dhe se Brukseli “edhe mëtutje do t’i plotësoj premtimet që u ka dhënë vendeve kandidate për anëtarësim”.

“Dyert e BE-së mbesin të hapura, por kjo nënkupton fuqishëm që edhe partnerët tanë ta realizojnë një pjesë të rolit të tyre dhe ta marrin pjesën e përgjegjësisë së tyre”, tha Barroso, gjatë fjalimit të tij në një takim në Cyrih të Zvicrës, lidhur me porosinë historike të ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, pas Luftës së Dytë Botërore, se Evropa duhet të jetë një tërësi e paqes dhe integrimit.

“Është fakt se njëri nga sukseset më të mëdha të BE-së ishte pranimi gradual i anëtarëve të rinjë, derisa BE-ja përpiqet ta zgjeroj dhe përforcoj demokracinë, sigurinë dhe përparimin e përbashkët në gjithë kontinentin”, tha Barroso, dhe e ka cituar thënien e Churchillit, “Evropa si një”.
XS
SM
MD
LG