Ndërlidhjet

Rusi: Shpallen fajtorët për sulmin me bomba të vitit 2011


Pamje nga aeroporti Domodedovo ku ndodhi sulmi më 2011
Pamje nga aeroporti Domodedovo ku ndodhi sulmi më 2011
Tre, nga katër të pandehurit për rastin e vënies së bombave në aeroportin e Moskës Domodedovo, në vitin 2011, janë dënuar me heqje të përjetshme të lirisë.

Gjykata Rajonale e Moskës ka shpallur vëllezërit Islam dhe Ilez Yandiev, Bashir Khmkhoev dhe Akhmed Yevloev fajtorë, në akuzat për terrorizëm, vrasje dhe vepra të tjera.

Nga ta vetëm, Yevloev, nuk u dënua me burgim të përjetshëm, duke marrë një masë dënimi prej dhjetë vjetësh.

Khamkhoev u ankua se gjykata kishte dështuar ta argumentonte fajësinë e tij.

Në janar të vitit 2011, Magomed Yevloev detonoi eksplozivë brenda aeroportit Domodedovo, duke vrarë veten dhe 37 persona të tjerë.

Nga rasti patën mbetur të lënduar rreth 172 njerëz.

Hetimet thonë se rebeli çeçen, Doku Umarov, kishte qenë ideator i sulmit.
XS
SM
MD
LG