Ndërlidhjet

Kennedy: Trupa të pajetë çdokund në Filipine


Helikopteri ushtarak duke dërguar ushqim për të prekurit nga tajfuni në Filipine
Gjenerali i Marinës së Shteteve të Bashkuara, Paul Kennedy, tha sot se ka parë trupa të pajetë gjithkah gjatë një fluturimi me helikopter mbi rajonin e prekur nga tajfuni Haiyan në Filipine.

Shtetet e Bashkuara, vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Australia dhe Kombet e Bashkuara janë në mesin e atyre që kanë shpallur pako të ndihmave humanitare për dhjetëra mijëra njerëz në Filipine.

Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara i ka dërguar afro 90 pjesëtarë të marinës dhe aeroplanë për operacione të kërkim-shpëtimit.

Vlerësohet se nga tajfuni shkatërrues Hayian mund të kenë vdekur më se 10 mijë vetë.

Tashmë zyrtarisht është konfirmuar se numri i të vdekurve është 1 mijë.

Kombet e Bashkuara thonë se afro 9.5 milionë njerëz janë prekur nga kjo stuhi e tmerrshme, që ka shkaktuar “shktarërrime të gjëra dhe zhvendosje”.

Ky tajfun ishte njëri nga më të fuqishmit që ndonjëherë është regjistruar.
XS
SM
MD
LG