Ndërlidhjet

Evropë: Përkujtohet fundi i Luftës së Parë Botërore


Ushtari francez pranë flamurit gjatë përkujtimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore
Vendet evropiane sot e kanë shënuar 95 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke i përkujtuar miliona ushtarë e civilë të vrarë në këtë konflikt.

Në Britani janë mbajtur dy minuta heshtje, ndërsa ceremoni janë mbajtur edhe në Francë.

Pjesa më e madhe e betejave të Luftës së Parë Botërore janë zhvilluar në Francë dhe Belgjikë.

Lufta e Parë Botërore ka zgjatur prej vitit 1914 e deri në vitin 1918 dhe ka rezultuar me rënien e perandorive otomane, ruse, gjermane dhe austro-hungareze.

Së paku 16 milionë njerëz vlerësohet se kanë vdekur nga lufta.

Veteranja e fundit e Luftës së Parë Botërore, britanikja Florence Green, ka vdekur vitin e kaluar në moshën 110 vjeçare.
XS
SM
MD
LG