Ndërlidhjet

Rusi: Nga shpërthimi gazit – 5 vetë të vdekur


Pamje nga një shpërthim i mëparshëm në Rusi
Pamje nga një shpërthim i mëparshëm në Rusi
Autoritetet e Rusisë thonë se pesë njerëz kanë humbur jetën pas eksplodimit të gazit në një ndërtesë nëntëkatëshe të banimit në fshatin Zagorskiye Dali, në rajonin e Moskës.

Numri i të vdekurve, që ishte raportuar më herët, është rritur, pasi në ndërkohë është gjetur edhe një trup i pajetë.

Nga ky shpërthim, që ndodhi sot herët në mëngjes, janë plagosur së paku shtatë vetë.

Konsiderohet se së paku dy persona ende janë të bllokuar nën gërmadhat e ndërtesës.

Autoritetet thonë se më se 240 punëtorë të operacioneve të kërkim-shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe se po përdoren drita speciale, në mënyrë që puna të vazhdoj edhe gjatë natës.
XS
SM
MD
LG