Ndërlidhjet

OKB: Përpjekje për kufizim të emetimit të gazrave


Pamje nga konferenca për ndryshime klimatike në Varshavë
Pamje nga konferenca për ndryshime klimatike në Varshavë
Shefja e Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike, Christiana Figueres, tha sot se njerëzimi “ose do të humbë ose do të fitoj” në betejën për shkurtimin e emetimit të gazrave, që shkaktojnë ndryshime klimatike shkatërruese.

Duke folur para mijëra të pranishmëve në takimin e Konventës Kornizë për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara në Varshavë të Polonisë, ajo tha se “është koha të lëvizet një milë shtesë” në uljen e emetimit të gazrave.

Delegacionet e qeverive nga e gjithë bota po takohen në Varshavë në përpjekje për arritjen e marrëveshjes së re për kufizimin e emetimit të gazrave të serës, pasi bisedimet e mëparshme dështuan krejtësisht.

Konferenca në Varshavë vazhdon deri më 22 të këtij muaji.

Bisedimet për ndryshimet klimatike janë dëmtuar me dekada për shkak të mospajtimeve ndërmjet vendeve të pasura dhe atyre të varëfa, e veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, që janë ndotësit më të mëdhenj në botë, lidhur me implementimin e masave për ngadalësimin e ndryshimeve klimatike.
XS
SM
MD
LG