Ndërlidhjet

Hague: Mund të zbuten sanksionet ndaj Iranit


William Hague
William Hague
Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, thotë se marrëveshja me Iranin për ndaljen e aktiviteteve të tij atomike, do t’i ofronte Teheranit një lehtësim të kufizuar të sanksioneve të ashpra ekonomike ndërkombëtare.

Në një letër dërguar Parlamentit të Britanisë, zoti Hague sot ka shkruajtur se një “marrëveshje e përkohshme” me lehtësim të sanksioneve, në këmbim të garantimeve se Teherani nuk po zhvillon armatim bërthamor, do të ishte arritur para nënshkrimit të “marrëveshjes gjithpërfshirëse dhe finale”.

Ai i ka përsëritur fjalët e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, se Franca nuk i ka vënë veto marrëveshjes gjatë bisedimeve triditëshe fundjavën e kaluar në Gjenevë të Zvicrës. Në këto bisedime morën pjesë Irani dhe fuqitë botërore, Rusia, Franca, Kina, Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

Rundi i ardhshëm i bisedimeve ndërkombëtare për programin e kontestuar atomik iranian do të mbahet më 20 nëntor.
XS
SM
MD
LG