Ndërlidhjet

Sateliti evropian është djegur pasi ka hyrë në atmosferë të Tokës


Ilustrim
Ilustrim
Sateliti shkencor evropian me peshë më tepër se një tonelatë është futur në atmosferën e Tokës dhe është djegur, ndërsa copëzat, me gjasë, kanë rënë në rajonet jugore të Oqeanit Atlantik, kanë thënë sot zyrtarët.

Kontakti i fundit me satelitin GOCE (Gravity Ocean Circulation Explorer) ishte mbrëmë vonë, kur ai kishte fluturuar vetëm 120 kilometra mbi Polet Jugore, ka njoftuar Agjencia Evropoane e Gjithësisë.

Në bazë të projeksioneve të modeleve kompjuterike, zyrtarët besojnë se GOCE e ka goditur aftmosferën e lartë afro 80 kilometra mbi sipërfaqen e planetit, afër Ishujve Folklande.

“Nuk është raportuar për dëme ndaj pasurisë nga çfarëdo copëze”, thuhet në raportin e Agjencisë Evropiane të Gjithësisë në faqen e saj në Internet.

Afro 25% e satelitit me madhësi sa një veturë, pritej se do ta mbijetonte rihyrjen në atmosferë e Tokës. Sateliti GOCE ishte lansuar në vitin 2009 për t’i analizuar variacionet e gravitetit të Tokës, raporton Reuters.

Por, sateliti mbeti pa karburant më 21 tetor dhe prej atëherë e ka humbur lartësinë, pasi është tërhequr nga graviteti tokësor.

Ky satelit prej 1100 kilogramësh është i vogël në krahasim me anijet e tjera të gjithsësisë, që aktualisht janë përplasur prapa në atmosferën e Tokës.
XS
SM
MD
LG