Ndërlidhjet

SHBA dhe Kina nisin stërvitjet ushtarake


Ilustrim
Ilustrim
Ushtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina hapin sot stërvitjet vjetore në Havai.

Për herë të parë, stërvitjet për raste fatkeqësish, të cilat do të zhvillohen nga e marta deri të enjten, pritet të përfshijnë trajnime të përbashkëta në terren të trupave amerikane dhe kineze.

Stërvitjet vjetore janë pjesë e një marrëveshjeje për bashkëpunim në siguri, të arritur në vitin 1998.

Analistët thonë se ato pasqyrojnë thellimin e lidhjeve ushtarake midis SHBA-së dhe Kinës, në kohën kur marrëdhëniet midis dy vendeve mbesin të tensionuara në lidhje me tregtinë dhe çështje të tjera.
XS
SM
MD
LG