Ndërlidhjet

BE arrin marrëveshje për buxhetin 2014


Bruksel
Bruksel
Negociatorët në Bruksel kanë arritur marrëveshjen për buxhetin e Bashkimit Evropian për vitin 2014, pas një nate të vështirë bisedimesh.

Marrëveshja parasheh që shpenzimet totale të bllokut për vitin e ardhshëm të jenë 135.5 miliardë euro, ose gjysmë miliarde më pak seç ka kërkuar Komisioni Evropian.

Buxheti gjithashtu parasheh burime shtesë për të luftuar papunësinë në rritje në bllokun 28-anëtarësh.

Marrëveshja e së martës, e arritur pas 16 orë negociatash, pritet të nënshkruhet nga ministrat dhe Parlamenti Evropian javën e ardhshme.

Ajo i hap rrugën Parlamentit Evropian që të miratojë buxhetin e afatgjatë të BE-së, për periudhën 2014-2020.
XS
SM
MD
LG