Ndërlidhjet

Uzbekistan: Mbyllen edhe pesë kanale televizive të së bijës së presidentit


Gulnara Karimova
Gulnara Karimova
Pesë kanale televizive të kontrolluara nga e bija e presidentit, Gulnara Karimova, kanë pushuar së transmetuari.

Një zyrtar nga Rrjeti Televiziv Joqeveritar (NTT), në të cilin bënin pjesë kanalet, dhe i cili i ka kërkuar Radios Evropa e Lirë, që të mos e identifikojë, ka thënë se licenca e këtyre televizioneve ka skaduar.

Zyrtari gjithashtu ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar hetime rreth keqpërdorimeve financiare të drejtorit të NTT, Firdavs Abduholiqov, vendndodhja e të cilit nuk dihet.

Muajin e kaluar, tri radio dhe katër televizione të tjera, gjithashtu të kontrolluara nga Karimova, pushuan së transmetuari.

Javën e kaluar, Karima, dikur e cilësuar si pasuesja e babait të saj, kishte shkruar në Twitter se grupi i saj medial “Terra Group” ishtë nën hetime për marrje të mitos dhe se ish-oficerët e saj të sigurisë ishin arrestuar.
XS
SM
MD
LG