Ndërlidhjet

Tolokonnikova do ta vuajë dënimin në Siberi


Nadezhda Tolokonnikova
Nadezhda Tolokonnikova
E burgosura e grupit performues Pussy Riot, Nadezhda Tolokonnikova, thuhet se do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit më burg, në Siberi.

Zyra e Ombudspersonit të Rusisë ka cituar agjencinë shtetërore që monitoron burgjet ruse, të ketë thënë se Tolokonnikova, është rrugës për në burgun në Krasnoyarsk Krai.

Në faqen e internetit të Obmudspersonit, thuhet se vendimi për dërgimin e saj në këtë vend, bazohet në faktin që Tolokonnikova ka lindur në Krasnoyarsk Krai, dhe është regjistruar si rezidente e përhershme në qytetin e Norilskut.

Ajo pritet të përfundojë vuajtjen e dënimit në muajin mars.

Vendndodhja e saktë e saj nuk dihej që nga 22 tetori, pak kohë pasi ajo kishte hyrë në një grevë urie në shenjë proteste me kushtet e burgut.

Tolokonnikova po vuan masën prej dy vjetësh heqje lirie, pas dënimit për huliganizëm në lidhje me një performancë të saj, kundër presidentit Putin, në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG