Ndërlidhjet

Papa mbron kardinalin Bertone


Papa Françesku
Papa Françesku
Historia do të tregojë se ish-numri dy i Vatikanit, kardinali Tarcisio Bertone, ishte një njeri “bujar dhe besnik”, ka thënë Papa Françesku, sipas raportimeve të agjencisë AFP.

Kardinali Bertone mbante në Vatikan, një post që mund të konsiderohet i ngjashëm me atë të kryeministrit.

Vetëm një muaj pas dorëheqjes, ai publikoi librin e tij “Diplomacia e Vatikanit në një botë të globalizuar”.

Në parathënien e librit, Papa Françesku, ka mbrojtur veprimet e kardinalit që ishte dora e djathtë e Papa Benediktit të XVI-të, edhepse ai kishte qenë figurë e kritikuar nga shumë qarqe për stilin e tij drejtues.

Klerikë të lartë i kishin kërkuar Papa Benediktit në vazhdimësi që ta largonte Bertonen, pas ankesave për stilin tejet autoritativ të të udhëhequrit dhe lidhjet e tij me politikën italiane.

Figura e Bertones ishte vënë në teh të kritikave, edhe sepse koha e shërbimit të tij në detyrë, lidhej me një peirudhë skandalesh të mëdha për Selinë e Shenjtë, përfshirë ato për abuzime me fëmijë.

Në shtator, Bertone iu ishte kundërvënë kritikave, duke thënë se kishte qenë viktimë e sistemit të Vatikanit.
XS
SM
MD
LG