Ndërlidhjet

Izrael: Pas kritikave - pezullohet plani i ndërtimit


Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu
Pas kritikave nga Shtetet e Bashkuara dhe palestinezët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka pezulluar planet, me të cilat parashihej ndërtimi i afro 20 mijë shtëpive të reja hebreje në Bregun Perëndimor.

Në kumtesën nga Zyra e Netanyahut, mbrëmë vonë, theksohet se zyrtarët për vendbanim i kishin çuar përpara planet pa koordinim me autoritetet e tjera të Izraelit.

Në kumtesë kritikohet plani i ndërtimit si “një aksion që krijon konfrontim të panevojshëm me komunitetin ndërkombëtar” në periudhën kur Izraeli po u bënë presion fuqive botërore për arritjen e marrëveshjes me Iranin, që përfshinë kufizime të fuqishme në programin iranian atomik.

Pak kohë më parë, presidenti i Autoritetet Palestinez, Mahmud Abbas, ka tërhequr vërejtjen se do ta përfundoj procesin e paqes, nëse nuk ndalet plani i ndërtimit.

Lidhur me ndërtimin e vendbanimeve të reja, Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, patën shprehur “shqetësim të thellë”.
XS
SM
MD
LG