Ndërlidhjet

SHBA: Pa sanksione të reja kundër Iranit


Ja\y Carney
Ja\y Carney
Shtëpia e Bardhë u ka tërhequr vërejtjen ligjvënësve amerikanë, që të mos miratojnë sanksione të reja kundër Iranit, në mënyrë që diplomacisë t’i jepet rast për zgjidhjen e mospajtimit lidhur me programin atomik iranian.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha mbrëmë vonë se ashpërsimi i sanksioneve mund t’i shtoj gjasët për luftë.

“Ky është vendim për ta mbështetur diplomacinë dhe zgjidhjen paqësore të kësaj çështjeje. Populli amerikan, me arsyeshmëri dhe kuptueshmëri, preferon zgjidhje paqësore, që e parandalon Iranin nga prodhimi i armatimit atomik dhe kjo marrëveshje ka potencial ta bëjë këtë. Populli amerikan nuk dëshiron marshim në luftë”, tha Jay Carney.

Irani i hedhë poshtë akuzat se përpiqet të prodhoj armatim bërthamor.
XS
SM
MD
LG