Ndërlidhjet

Obama dhe Cameron biseduan për çështje aktuale ndërkombëtare


Barack Obama (djathtas) dhe David Cameron gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë më 13 maj të këtij viti
Barack Obama (djathtas) dhe David Cameron gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë më 13 maj të këtij viti
Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kryeministri britanik, David Cameron, kanë diskutuar për sfidat e sigurisë, me të cilat ballafaqohen aleatët perëndimorë në Afganistan, Iran dhe Siri.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama dhe Cameron, mbrëmë në bisedën telefonike, kanë diskutuar për përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me Afganistanin, në aspektin e mundësinë së mbetjes së një force të vogël të Shteteve të Bashkuara në këtë vend, pas vitit 2014.

Në kumtesë lavdërohet kryeministri Cameron për mbështetjen e bisedimeve aktuale ndërmjet liderëve afganë dhe pakistanezë në Londër.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Obama dhe Cameron, poashtu, e kanë riafirmuar mbështetjen e tyre për negociatat ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit lidhur me programin atomik të Iranit.

Të dy liderët kanë diskutuar edhe për operacionin për ta eliminuar armatimin kimik të regjimit të Sirisë, dhe lëvizjes kah konferenca e mundshme paqësore për Sirinë.
XS
SM
MD
LG