Ndërlidhjet

Rënie rekorde e besimit në Kongresin e SHBA-së


Uashington
Uashington
Qytetarët e Shteteve të Bashkuara, kurrë më parë, nuk kanë pasur besim më të vogël në Kongres.

Një hulumtim i Gallup-it tregon se vetëm 9 për qind e të anketuarve kanë thënë se mbështesin punën e Kongresit.

Ndonëse edhe vitin e kaluar, Kongresi ka gëzuar mbështetje shumë të vogël nga qytetarët amerikanë (10 për qind), deri më tash nuk ka ndodhur që besimi të bie në numër njëshifror.

Gallup thotë se ngjarjet e fundit në lidhje me krizën e buxhetit kanë ndikuar dukshëm te të anketuarit.
XS
SM
MD
LG