Ndërlidhjet

Ban: Konflikti sirian me pasoja edhe për Libanin


Sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon
Sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon
Sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se konflikti në Siri po ndikon në masë të madhe edhe fqinjin e këtij vendi, Libanin.

Ban theksoi rritjen e krimit në zonat kufitare, kërcënimet ndaj stabilitetit dhe sigurisë si dhe polarizimet e thella në këtë vend.

Ai tha se konflikti sirian ka pasur pasoja edhe në rritjen e konsiderueshme të të ikurve për në Liban,gjë që po vë ne sfida serioze financat e këtij shteti dhe po rrit edhe tensionet sociale.

Në një raport të Këshillit të Sigurimit, ai iu ka bërë thirrje trupave siriane dhe opozitës së atjeshme që të ndërprejnë operacionet, të cilat i kalojnë kufijtë sirianë.

Ban iu ka bërë thirrje edhe militantëve të Hizballahut që të ndërprejnë luftimet në Siri, të cilat janë duke i zhvilluar në radhët e forcave të qeverisë së Assadit.
XS
SM
MD
LG