Ndërlidhjet

Hagë: Diskutohet shkatërrimi i armatimit kimik të Sirisë


Ndërtesa e selisë së Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik në Hagë
Ndërtesa e selisë së Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik në Hagë
Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik sot në Hagë diskuton për planin për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë.

Miratimi i një plani nga kjo organizatë është hap madhor në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për eliminimin e rezervave siriane.

Operacioni i çarmatosjes ka filluar para më tepër se një muaji, kur inspektimet dhe shkatërrimin e makinerisë së përdorur për prodhimin e armatimit kimik.

Shkatërrimi i arsenalit të këtij armatimi sirian jashtë Sirisë nga Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik shihet si opsioni “më i përshtatshëm”, për shkak të luftës civile në Siri, e cila po vazhdon.

Si kandidate për këtë operacion është përmendur Shqipëria, e cila me sukses e ka shkatërruar arsenalin e saj të gazrave kimike helmuese.

Por, në mesin e shqiptarëve ka kundërshtim të ashpër ndaj këtij propozimi, ndërsa mijëra vetë kanë protestuar edhe dje në Tiranë kundër shkatërrimit të armatimit kimik të Sirisë në Shqipëri.

Franca dhe Belgjika, poashtu, janë përmendur si vende të mundshme për shkatërrim.
XS
SM
MD
LG