Ndërlidhjet

SHBA: Dy ndihmës të dyshuar të shefit të krimit e pranuan fajin


Prokurori amerikan Preet Bharara
Prokurori amerikan Preet Bharara
Dy ndihmës të dyshuar të shefit të supozuar rus të krimit, Alimzhan Tokhtakhunov, i njohur si “Taivanchik” kanë deklaruar se ndjehen fajtor për organizimin e gruipit kriminal ndërkombëtar në Nju Jork.

Prokurori federal amerikan për qarkun jugor të Nju Jorkut, Preet Bharara, u tha gazetarëve se Vadim Trincher, 53 vjeçar, dhe djali i tij Eugen, 27 vjeçar, të dy shtetas amerikanë, mbrëmë vonë në gjykatën federale në Menhetën, kanë thënë se ndjehen fajtor për bixhoz ilegal dhe për udhëheqjen e një operacioni ndërkombëtar të bastit sportiv, që është kujdesur për njerëzit e popullarizuar në Rusi, Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara.

Bharara tha se të dyshuarit i kanë ndihmuar Tokhtakhunovit për t’i pastruar dhjetëra miliona dollarë amerikanë.

Ai theksoi se do të bëhet çdo gjë për t’i sjellë para drejtësisë të gjithë pjesëtarët e grupit.

Alimzhan Tokhtakhunov, që ka origjinë nga Azia Qendrore, jeton i lirë në Rusi.

Ai në Shtetet e Bashkuara është i kërkuar për dyshime për pastrim të parave, zhvatje dhe bixhoz ilegal.
XS
SM
MD
LG