Ndërlidhjet

EULEX: Borchardt e përfundoi vizitën në Beograd


Ilustrim
Ilustrim
Shefi i misionit EULEX, Bernd Borchardt, e ka përfunduar vizitën në Beogard, ku ka pasur takime me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, dhe zëvendës kryeministrin e parë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi misioni EULEX.

Në mesin e çështjeve të diskutuara më e rëndësishmja ishte siguria lidhur me zgjedhjet e së dielës në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Së bashku me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i do të bëjë që vendvotimet, anëtarët e komisionit, lehtësuesit e OSBE-së dhe votuesit, të jenë të sigurt më 17 nëntor”, tha Bernd Borchardt, dhe ka shtuar se “njerëzit mund të presin prani më të madhe të pjesëtarëve të sigurisë, që do të jenë të gatshëm të reagojnë menjëherë, nëse paraqitet ndonjë kërcënim për siguri”.

Zoti Borchardt tha se bisedimet që i ka pasur me partnerët në Beograd, “lidhur me pengesat e mundshme ndaj procesit të votimit ishin shumë të dobishme” dhe është shprehur i kënaqur me ato takime.

Gjatë vizitës në Beograd, shefi i misionit EULEX është takuar edher me delegacionin e BE-së në Beograd, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me media.
XS
SM
MD
LG