Ndërlidhjet

Putin vendos masa shtesë për Lojërat Olimpike 2014


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka lëshuar një dekret të veçantë, përmes së cilit ka kërkuar rritje të masave të sigurisë, para Lojërave Olimpike Dimërore, Soçi 2014.

Dekreti i publikuar sot iu kërkon të gjithë vizitorëve që të regjistrohen brenda tri ditësh pas arritjes në Rusi, ndryshe nga afati tridhjetë ditor, i cili është në fuqi aktualisht.

Ndërsa, shtetasit jorusë, të cilët nuk kanë nevojë për vizë, duhet të regjistrohen brenda njëzetekatër orëve.

Putini tashmë ka bërë të ditur një mori masash shtesë në periudhën mes 7 janarit dhe 31 marsit.

Kritikët thonë se masat iu ngjasojnë atyre të gjendjes emergjente.

Soçi ndodhet në afërsi të rajonit të Kaukazit.
XS
SM
MD
LG