Ndërlidhjet

Shtetrrethim pranë Islamabadit


Pakistan
Pakistan
Në një lokacion pranë Islamabadit vazhdon të mbetet në fuqi shtetrrethimi, si pasojë e përleshjeve që kanë ndodhur të premten në një procesion fetar dhe kanë lënë tetë persona të vdekur.

Dhuna mes myslimanëve shiitë dhe sunitë ka ndodhur në zonën Ravalpindi dhe ka plagosur së paku 34 persona të tjerë.

Festa e Ashureve kremtohet nga shiitët dhe shënon shekullin e shtatë të vdekjes së nipit të Profetit Muhammad, Hussein.

Midis 5 deri në 20 për qind e pakistanezëve janë myslimanë shiitë.
XS
SM
MD
LG