Ndërlidhjet

Vulin: Serbët nuk gabojnë nëse dëgjojnë “shtetin e tyre”


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka shprehur bindjen se qytetarët e veriut të Mitrovicës do të dalin në zgjedhjet e përsëritura.

Ai ka thënë se serbët “kurrë nuk kanë bërë gabim, kur kanë dëgjuar shtetin e tyre”.

Sipas tij, është e pamundur që edhe presidenti i Serbisë, edhe patriarku, edhe pothuajse të gjitha partitë parlamentare të mendojnë keq për serbët dhe vetëm disa njerëz që jetojnë në tri qendrat e votimit të mendojnë mirë.

“Jam i sigurt se qytetarët e Mitrovicës nesër do të dalin në zgjedhje. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin, të marrin fatin në duart e tyre. Bojkoti nuk ka pasur sukses”, ka thënë Vulin për agjencinë serbe Tanjug.

Në tri qendra votimi në veri të Mitrovicës, të dielën do të përsëriten votimet, pasi në ditën e zgjedhjeve lokale, më 3 nëntor, ato janë demoluar nga persona të maskuar.
XS
SM
MD
LG