Ndërlidhjet

Lideri kurd në Turqi, mbështet procesin e paqes


Masud Barzani
Masud Barzani
Presidenti i rajonit kurd të Irakut u ka bërë thirrje kurdëve të Turqisë që të mbështesin procesin e paqes me Ankaranë.

Masud Barzani ka bërë këtë apel gjatë vizitës në Diarbakir.

Ky është udhëtimi i parë i tij në juglindje të Turqisë në dy dekada.

Mijëra njerëz janë tubuar atje për të dëgjuar fjalimet e Barzanit dhe të kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Barzani ka thënë se Erdogan ka ndërmarrë “hap shumë të guximshëm drejt paqes” dhe ka inkurajuar “vëllezërit kurdë dhe turq” që të mbështesin procesin e paqes.

Erdogan e ka cilësuar takimin si “moment kurorëzues” në tejkalimin e konfliktit 30-vjeçar me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.
XS
SM
MD
LG