Ndërlidhjet

Ban: Tajfuni në Filipine, paralajmërim për njerëzimin


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se super-tajfuni, i cili ka vrarë mijëra njerëz në Filipine, është shembull i ndryshimeve klimatike dhe duhet të shërbejë si paralajmërim për njerëzimin.

Ban, i cili është ithtar i reduktimit të emetimit të gazrave, i ka bërë këto komente në Universitetin Tallin të Estonisë, raporton AFP.

“Ka shumë njerëz në Tokë që besojnë se kemi dy Toka”, ka thënë Ban.

“Ne kemi parë se çfarë ka ndodhur në Filipine dhe ky është një paralajmërim urgjent, një shembull i ndryshimeve të motit dhe i ndikimit të këtyre ndryshimeve në Tokë”, ka shtuar ai.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 4,460 njerëz janë konfirmuar të vrarë nga tajfuni Haiyan, i cili ka goditur Filipinet më 8 nëntor.

Ai konsiderohet të ketë qenë tajfuni më i fuqishëm që ka zbarkuar ndonjëherë në tokë.
XS
SM
MD
LG