Ndërlidhjet

Sot, zgjedhjet në tri qendra votimi në Mitrovicë


Ilustrim
Ilustrim
Në tri qendra të votimit në veri të Mitrovicës sot mbahen zgjedhjet e përsëritura lokale.

Njëzetetremijë qytetarë të kësaj pjese kanë të drejtë të hedhin votën për të zgjedhur udhëheqësit komunalë.

Beogradi zyrtar ka përsëritur të shtunën thirrjet për pjesëmarrëje në zgjedhje, duke thënë se ato janë opsioni i vetëm për serbët e veriut të Kosovës.

Përsëritja e zgjedhjeve në tri qendra të votimit ka ardhur si pasojë e dhunës që ka ndodhur në këto qendra ditën e zgjedhjeve lokale, më 3 nëntor, nga persona të maskuar.
XS
SM
MD
LG