Ndërlidhjet

Rrëzohet aeroplani në Tatarstan, 44 të vdekur


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Ministria për Situata Emergjente e Rusisë ka bërë të ditur për 44 njerëz të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në aeroportin e Kazanit, në Republikën Ruse të Tatarstanit.

Zëdhënësja e Ministrisë, Irina Rossius, ka thënë se aeroplani Boeing 737 është rrëzuar derisa ka bërë përpjekje të ulet.

Aeroplani ishte nisur nga Moska me 44 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Ministria për Situata Emergjente ka thënë se deri më tash posedon vetëm informacione preliminare.
XS
SM
MD
LG