Ndërlidhjet

Aktivistë të opozitës ruse arrestohen në Sheshin e Kuq


Sheshi i Kuq
Sheshi i Kuq
Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raporton se tetë aktivistë të opozitës janë arrestuar, pasi ata kanë shpalosur parulla në Sheshin e Kuq të Moskës, në të cilat shkruante: “Armiku ka pushtuar vendin tim” dhe “Rezisto”.

Aksioni i së dielës thuhet të jetë organizuar “në mbrojtje të të burgosurve politikë”.

Agjencia ruse Interfax raporton vetëm për pesë aktivistë të arrestuar për, siç thuhet, “shkjelje në tentativë të paqes”.

Asnjëri nga raportet nuk e përmend se nga kush është organizuar aksioni protestues në Sheshin e Kuq.
XS
SM
MD
LG