Ndërlidhjet

Ambasada amerikane vlerëson procesin zgjedhor në veri


Ilustrim
Ilustrim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë “është e trimëruar nga nga raportet e para për një pjesëmarrje të madhe dhe të sigurtë, për procedura të rregullta votimi në qendrat e votimit në Mitrovicën Veriore të dielën”.

Përmes një komunikate, Ambasada vlerëson se “zgjedhjet lokale përfaqësojnë një mundësi të rëndësisshme për të ndikuar në vendimet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve”.

Ambasada megjithatë, ka pohuar se është “duke ndjekur nga afër disa raporte për parregullsi në qendrat e votimeve” dhe pret zgjidhjen e këtyre çështjeve të mundshme në harmoni me ligjin e Kosovës.

Në fund të komunikatës, Ambasada amerikane ka përgëzuar forcat e rendit për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.
XS
SM
MD
LG