Ndërlidhjet

Armenia pret t’i bashkohet Unionit Doganor rus deri në shkurt


Pamje nga Erevani
Pamje nga Erevani
Armenia thotë se është e gatshme, që deri në muajin shkurt, të nënshkruajë marrëveshjen për antarësimin e saj në unionin doganor ku bëjnë pjesë Rusia, Kazakistani dhe Bjellorusia.

Ministri i jashtëm armen, Shavarsh Kocharian, iu ka thënë gazetarëve sot se Këshillit Suprem Ekonomik i Euroazisë, organit që mbikqyr integrimin e ish-republikave sovjetike në këtë union, pritet të miratojë një udhërrëfyes për integrimin e Armenisë, më 19 dhjetor.

Armenia i bëri publike planet për këtë integrim në shtator të këtij viti. Komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle, ka thënë se Erevani nuk mund të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në, nëse ka për qëllim t’i bashkohet unionit doganor rus.

Rusia ka thënë se Unioni Doganor do të zgjerohet në një Bashkim Ekonomik për Euroazinë, i modeluar sipas Bashkim Evropian. Këto plane pritet të realizohen deri më 2015.
XS
SM
MD
LG