Ndërlidhjet

Kosovë: Tërmet me fuqi 4.8 shkallë


Sot me datë 18.11.2013, në orën 14:15, territori i Kosovës është goditur nga një tërmet me intensitet 4.8 shkallë të rihterit, ka njoftuar Ministria e zhvillimit ekonomik e Kosovës.

Epiqendra e këtij tërmeti, sipas koordinatave, është 30 km në veriperëndim të Prishtinës, saktësisht në verilindje të Vushtrrisë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se deri tash nuk ka informata për viktima në njerëz, përpos disa dëmeve të objekteve të vjetra dhe të kategorive të ndërtimeve I dhe II.
XS
SM
MD
LG