Ndërlidhjet

Ukraina diskuton të enjten ligjin për Tymoshenkon


Parlamenti i Ukrainës
Parlamenti i Ukrainës
Parlamenti i Ukrainës ka vendosur që të enjten të diskutojë legjislacionin, i cili, nëse miratohet, do t’i mundësojë ish-kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko, të udhëtojë jashtë vendit për trajtim mjekësor.

Bashkimi Evropian e sheh dënimin e Tymoshenkos si rast të motivuar politikisht, andaj edhe kërkon nga Kievi që t’iu japë fund praktikave të tilla, nëse do që të afrohet me bllokun.

Kryetari i Parlamentit ukrainas, Volodymir Rybak, ka thënë se ligjvënësit do të diskutojnë të enjten edhe ligjet e tjera, që kërkon BE-ja.

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë paralajmëruar Ukrainën se po i kalon koha.
XS
SM
MD
LG