Ndërlidhjet

PZAP urdhëron përsëritjen e zgjedhjeve në 3 vendvotime


Ilustrim
Ilustrim
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar pjesërisht ankesën e Iniciativës Qytetare të Oliver Ivanoviqit, dega në Zveçan, për shkelje të supozuar të Ligjit për zgjedhjet lokale, e cila ka ndikuar në rregullsinë e zgjedhjeve, të drejtën e qytetarëve për pjesëmarrje dhe në rezultatin final.

Bazuar në vendimin e PZAP-it, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është urdhëruar që të përsërisë votimin në tre vendvotime, në të cilat janë të regjistruar 2,822 votues.

KQZ pritet të marrë vendimin gjatë ditës.

Në ankesë, pos tjerash, thuhet se personeli i OSBE-së është lagruar nga vendvotimet në orën 18:00, në vend të 19:00, deri kur ka qenë i paraparë votimi, dhe me këtë u është zvogëluar e drejta e votimit qytetarëve të Zveçanit, të cilët nuk kanë mundur të votojnë më herët.
XS
SM
MD
LG