Ndërlidhjet

HRW: Irani shkel të drejtat e refugjatëve afganë


Logo e Human Rights Watch
Logo e Human Rights Watch
Organizata Human Right Watch kritikon Iranin për shkelje të të drejtave të njeriut të refugjatëve afganë.

Në raportin e publikuar sot në Kabul, organizata thotë se Irani ka dëbuar “mijëra afganë në një vend ku rreziku mbetet real dhe serioz”.

Raporti vë në pah se shumë refugjatë afganë kanë jetuar në Iran me vite, por thekson se autoritetet iraniane u kanë bërë presion atyre që të kthehen në shtëpi.

Raporti po ashtu thotë se refugjatëve të rinj afganë, që ikin nga dhuna në vendin e tyre, nuk u jepet azil nga autoritetet iraniane.
XS
SM
MD
LG