Ndërlidhjet

BE: Kuotë e re për gratë në sektorin privat


Ilustrim
Ilustrim
Kompanitë e mëdha evropiane duhet të sigurohen që së paku 40 përqind e drejtorëve të tyre joekzekutivë të jenë gra, raporton DPA.

Ky synim duhet të arrihet deri në vitin 2020, sipas propozimit të miratuar të mërkuren nga Parlamenti Evropian.

Kjo masë e re është përballur me kundërshtime të theksuara të shteteve anëtare, të cilave iu bie barra e implementimit të saj.

Gjermania, ka qenë një nga kundërshtarët e kësaj kuote, qëndrim ky që duket të ketë ndryshuar, pas koalicionit të ri qeveritar, i cili po bën plane për një kuotë të ngjashme kombëtare.

Gratë aktualisht mbajën rreth 16 përqind të pozitave të tilla, njofton Komisioni Evropian.

Legjislacioni i ri specifikon se prioritet duhet të ketë për gjininë më pak të përfaqësuar, në rastet kur kandidatët janë njësoj të kualifikuar.

Ligjvënësit kanë theksuar se kriter parësor duhet të jenë “kualifikimi dhe merita”.
XS
SM
MD
LG