Ndërlidhjet

Serbia dhe Kina arrijnë marrëveshje në vlerë 529 milionë euro


Ministrja serbe e Energjisë, Zorana Mihajloviq
Ministrja serbe e Energjisë, Zorana Mihajloviq
Serbia dhe Kina kanë nënshkruar sot një marrëveshje në shumën e 529,5 milionë eurove, për të ndërtuar në central të ri thëngjilli dhe për të zgjeruar gjurmimet për thëngjill, raporton AFP.

Marrëveshja e nënshkruar me Koorporatën Kineze të Makinerisë Inxhinierike, parasheh ndërtimin e një njësie të re, në centralin më të madh në Serbi, Kostolac, e që duhet të përfundojë së ndërtuari deri në vitin 2019, ka sqaruar Ministrja serbe për Energji, Zorana Mihajloviq.

Financimi i projektit do të mundësohet nga banka kineze Exim, e cila do t’i japë Qeverisë serbe një hua që mbulon rreth 85 përqind të kostove.

Huaja 15 vjeçare, do të kthehet me normën e interesit prej 3.0 përqind.

Marrëveshja pritet të miratohet nga Parlamenti i Serbisë në dhjetor, gjatë debatit për draft-buxhetin 2014.
XS
SM
MD
LG