Ndërlidhjet

Karzai i drejtohet “takimit të madh të fiseve”


Presidenti afgan, Hamid Karzai
Presidenti afgan, Hamid Karzai
Presidenti afgan Hamid Karzai iu është drejtuar mijëra titullarëve dhe pleqëve afganë në “mbledhjen e madhe të fiseve”, që po mbahet në Kabul.

Takimi po mbahet me qëllim të diskutimit të një marrëveshjeje sigurie mes Uashingtonit dhe Kabulit, e cila do t’iu lejonte rreth 15 mijë trupave amerikane qëndrimin ne Afganistan, edhe pasi pjesa tjetër e forcave ndërkombëtare të jetë larguar gjatë vitit të ardhshëm.

Marrëveshja parasheh që forcat amerikane nuk guxojnë “të kenë për cak civilët dhe as shtëpitë e tyre” dhe që këto forca do të kishin të drejtë të hynin në shtëpi private vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Karzai, ka thënë se ka pak besim mes Uashingtonit dhe Kabulit.

“Unë nuk ju besoj atyre”, ka thënë ai, “dhe ata nuk më besojnë mua”.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka thënë të mërkuren se ai dhe Karzai nuk e kanë diskutuar asnjëherë mundësinë e kërkimfaljes amerikane për vdekjet e shkaktuara deri më tash në radhët e civilëve.
XS
SM
MD
LG