Ndërlidhjet

Tensione në mardhëniet Spanjë-Kinë


Flamuri spanjoll
Flamuri spanjoll
Spanja po mundohet të ulë tensionet e krijuara me Kinën, pas urdhërarresteve të lëshuara nga një gjykatë spanjolle për ish-presidentin kinez, Jiang Zemin dhe katër zyrtarë të tjerë, në një lëndë të inicuar nga aktivistët, të cilët akuzojnë Kinën për gjenocid në Tibet, njofton DPA.

“Ne ua kemi sqaruar autoriteteve kineze, që Qeveria nuk ndërhyn në punët e gjyqësorit”, ka thënë Ministri i Jashtëm Jose Manuel Garcia-Margallo.

Ministria e Jashtme kineze i ka refuzuar urdhërarrestet e lëshuara më heret gjatë javës, duke i tërhequr vërejtjen Spanjës që të mos i dëmtojë edhe më mardhëniet bilaterale.

Gjykata Kombëtare e Spanjës, kishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar për Jiang Zeminin, 87 vjeçar dhe katër zyrtarë të tjerë, në lëndën që lidhet me ngjarjet e viteve ’80 dhe ’90.

Gjykata tha se ka gjasë ta shqyrtojë këtë lëndë në kuadër të ligjit ndërkombëtar për krime kundër të drejtave të njeriut, si dhe për faktin që një nga parashtruesit e lëndës është një tibetian me shtetësi spanjolle.
XS
SM
MD
LG