Ndërlidhjet

Shefi i EULEX-it përfundoi vizitën në Tiranë


Bernd Borchardt
Bernd Borchardt
Shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchard, sot përfundoi vizitën e tij dyditore në Tiranë, ku u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Borchardt gjithashtu takoi zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë.

“Ndër çështjet e shumta u diskutuan edhe migrimi dhe trafikimi i paligjshëm i njerëzve, mallrave dhe narkotikëve, përfshirë këtu edhe marihuanën”, thuhet në njoftimin e misionit evropian.

Po sipas tij, Borchardt theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave mes policisë, doganës dhe gjyqësorit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë vizitës së tij, shefi i misionit EULEX gjithashtu u takua me Delegacionin e BE-së në Tiranë.
XS
SM
MD
LG