Ndërlidhjet

Kiev: Mijëra vetë demonstruan në favor të integrimit në BE


Policia speciale gjatë protestës në Kiev të Ukrainës
Policia speciale gjatë protestës në Kiev të Ukrainës
Disa mijëra vetë janë mbledhur mbrëmë në sheshin kryesor të kryeqytetit Kiev në Ukrainë, duke kërkuar që qeveria ta ndryshoj pozicionin e saj lidhur me integrimin evropian.

Afro 3 mijë vetë e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin e qeverisë për suspenimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian për nënshkrimin e Marrëveshjes për Asocim.

Lideri opozitar, Vitali Klitschko, që ishte në mesin e demonstruesve në Kiev, tha se masa e tubuar dëshiron që qeveria e Ukrainës ta nënshkruajë marrëveshjen me BE-në, në samitin e Partneritetit Lindor, që mbahet javën e ardhshme në Vilnius të Lituanisë.

Njëri nga kushtet e BE-së për nënshkrimin e marrëveshjes ishte që Ukraina ta lejoj ish-kryeministren e burgosur, Yulia Tymoshenko, të udhëtojë për në Gjermani për trajtim mjekësor.

Për këtë udhëtim nuk u arritë pajtueshmëri në Parlamentin e Ukrainës, gjatë seancës së mbajtur ditën e enjte, kështu që më vonë qeveria e shpalli pezullimin e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG