Ndërlidhjet

Microsoft: Xbox One - shiten një milion për 24 orë


Gjiganti kompjuterik në Shtetet e Bashkuara, Microsoft, i ka shitur më se një milion video të sistemit Xbox One, në ditën e parë të shitjes.

Ky sistem, që shkon përtej video lojërave, duke mundësuar shikimin e filmave online, dëgjimin e muzikës dhe shfrytëzim të rrjeteve sociale, ka dalë në shitje më 22 nëntor në 13 shtete, duke arritur rekord të ri në shitje.

Blerësit në vendet si Zelanda e Re, Australia, Franca, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara, kanë pritur në rreshta të gjatë për këtë sistem të lojërave, i cili kushton 500 dollarë amerikanë.

Më 15 nëntor, kompania rivale Sony e ka lansuar sistemin e saj PlayStation 4, vetëm në Shtetet e Bashkuara, dhe poashtu, ka arritur shitje prej më tepër se një milioni në 24 orët e para.
XS
SM
MD
LG