Ndërlidhjet

Ukrainë: Policia ka hedhur gaz lotësjellës kundër protestuesve


Pamje nga protesta në Kiev në të cilën kërkohej integrimi në Bashkimin Evropian
Pamje nga protesta në Kiev në të cilën kërkohej integrimi në Bashkimin Evropian
Raportohet se policia e Ukrainës ka hedhur gaz lotësjellës kundër protestuesve, që janë mbledhur në kryqytetin Kiev, për të kërkuar vazhdimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Dhjetëra mijëra demonstrues sot kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për pezullimin e bisedimeve për arritjen e Marrëveshjes për Asocim me Bashkimin Evropian.

Afro 50 mijë pjesëmarrës kanë bartur flamuj të BE-së dhe të Ukrainës dhe kanë brohoritur “Ukraina është Evropë”, derisa kanë marshuar nëpër qendër të Kievit.

Nga ana tjetër, mbështetësit e partisë në qeveri, Partia e Rajoneve, e kanë organizuar një tubim rival, shumë më të vogël, jo larg vendit ku mbahej demonstrata për BE-në.

Disa ligjvënës nga kjo parti, u thanë pjesëmarrësve se Ukraina nuk duhet të ngutet për integrim në BE, por duhet të ketë dialog me Rusinë.
XS
SM
MD
LG