Ndërlidhjet

Obama dhe Netanyahu flasin për marrëveshjen me Iranin


Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, Uashington, shtator 2013
Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, Uashington, shtator 2013
Presidenti amerikan Barack Obama ka folur në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, rreth marrëveshjes së arritur të dielen në Gjenevë mes Iranit dhe fuqieve botërore, për programin bërthamor të këtij të fundit.

Netanyahu e ka quajtur këtë marrëveshje, përmes së cilës perëndimi vendosi t’i lehtësonte disa sanksione ndaj Iranit në këmbim të heqjes dorë nga disa pjesë të programit të saj bërthamor, një “gabim historik”.

Gjatë telefonatës, Obama i ka thënë Netanyahut se SHBA-ja dhe Izraeli duhet të nisin menjëherë konsultimet në lidhje me këtë çështje.

Izraeli dhe shtetet e tjera, kryesisht nga perëndimi, dyshojnë se Irani ka për qëllim të krijojë armë bërthamorë, përmes programit të saj nuklear.

Izraeli ka thënë se një Iran nuklear do të paraqiste problem të jashtëzakonshëm për këtë vend dhe se është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha masat, përfshirë sulmet ushtarake, për ta penguar Iranin në krijimin e një arme bërthamore.

Obama e ka rikonfirmuar përkushtimin amerikan për sigurinë e Izraelit.
XS
SM
MD
LG