Ndërlidhjet

Putini takon sot Papa Françeskun


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin do të nisë sot një vizitë dy ditore në Itali dhe Vatikan.

Putin do të arrijë në Romë të hënën, dhe do të takohet me Papa Françeskun për herë të parë.

Putini, i cili ishte takuar me Papa Xhon Palin II në vitin 2000 dhe 2003 dhe Papa Benediktin XVI në vitin 2007, pritet të diskutojë rreth problemit të Sirisë dhe situatës së përgjithshme në Lindje të Mesme.

Më pas ai do të takohet me presidentin italian, Giorgio Napolitano.

Të marten ndërkaq, Putini udhëton për në Trieste, për bisedime me kryeministrin Enrico Letta.
XS
SM
MD
LG