Ndërlidhjet

Moskë: Policia bastis qendrën tregtare Moskva


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Moskës ka bastisur qendrën tregtare Moskva, në distriktin Lyblino.

Zyrtarët thonë se policia po kërkonte migrantët ilegalë.

Mediat ruse raportojnë se policia kishte rrethuar të gjithë qendrën dhe se po kontrollonin të gjithë njreëzit, duke iu kërkuar dokumentacionin.

Disa të rinj kishin provuar të iknin nga qendra, por ishin kapur nga policia në ikje e sipër.

Policia kishte bastisur të njejtën qendër para një jave. Më shume se njëmijë njerëz ishin arrestuar me këtë rast, më 20 nëntor.
XS
SM
MD
LG