Ndërlidhjet

Kosova mirëpret marrëveshjen për Iranin


Prishtinë
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka mirëpritur marrëveshjen e arritur më 24 nëntor në Gjenevë për programin bërthamor të Iranit.

“Marrëveshja paraqet hapin e parë të rëndësishëm që do të ndalojë zhvillimin në elementet kyçe të programit bërthamor të Iranit dhe të sjellë ato nën kontroll më të ngushtë të inspektorëve ndërkombëtarë. Me këtë marrëveshje, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania kanë siguruar përgjegjshmëri më të madhe të programit bërthamor të Iranit përpara bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Pas katër ditë negociatash në Gjenevë, Irani është pajtuar të frenojë disa aktivitete të tij bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG