Policia e Moskës ka bastisur qendrën tregtare “Moskva” në qarkun Lublino dhe ka arrestuar rreth 700 persona.
Autoritetet e rendit kanë thënë se janë në kërkim të migrantëve të paligjshëm.
Sipas mediave ruse, policia ka rrethuar të gjitha hyrje-daljet e qendrës dhe ka kontrolluar të gjithë njerëzit brenda.
Qendra e njëjtë është bastisur edhë një javë më parë.
Mbi 1,000 persona janë dërguar në satcione policore më 20 nëntor.
Autoritetet në Moskë kanë intensifikuar përpjekjet kundër migrantëve të paligjshëm, pasi një i ri rus është therrur për vdekje muajin e kaluar.
Për vrasjen është akuzuar një punëtor migrant nga Azerbajxhani.